Dërgohet kërkesa në gjykatë, vendimi u mor në Këshillin Kombëtar
Një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, Gazment Bardhi vijon përpjekjet për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar. Pasi e mori si vendim në Këshillin Kombëtar, grupimi i tij ka dorëzuar kërkesën në gjykatë.
“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar”, shprehet deputeti i PD, Bledjon Nallbani.
Këshilli Kombëtar i PD ka anuluar të gjitha vendimet e Kryesisë të marra që nga 6 Qershori si dhe ka pezulluar të gjithë veprimtarinë e saj. Në këtë mënyrë organi i dytë më i lartë i PD anuloi zgjedhjet e 29 Korrikut për kryetarin e ri, të organizuara nga Lulzim Basha.
Klan News