Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është takuar në nisje të sesionit të ri kuvendor me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi thotë se, pjesë e diskutimit ishte aktualiteti mbi agjendën e punës së Kuvendit, prioritetet dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon njoftimin e tij kreu i grupit parlamentar demokrat janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë dhe se jemi krenarë që qëndrojmë së bashku si aleatë në NATO dhe të vendosur për të vijuar forcimin e partneritetit tonë të ngushtë dhe të qëndrueshëm.

/tvklan.al