Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes mes forcave të policisë dhe deputetëve të partisë së tij, të cilët nuk u lejuan të futen në sallën ku po zhvillohet seanca për përcaktimin e masës së sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar.

Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend”

, tha Basha në një reagim të ashpër në rrjetin social Facebook.

 

“Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”

, tha ai.

Ndërsa në një postim të dytë paraditen e së mërkurës, Basha tha se “Fasada ka rënë. Propaganda ka rënë” dhe u bëri thirrje deputetëve të ndershëm socialistë që të marrin situatën në dorë.

Tani të gjithë shohin lakuriq një regjim privat kriminal që nuk ka lidhje me demokracinë, me shtetin ligjor me vlerat europiane. Ka katër ditë që qeveria, policia, prokuroria dhe sot gjykata po dhunojnë dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të pambrojtur vetëm pse ngritën zërin kundër qeverisë.

Sot po bëhet gjykimi i tyre sikur të ishin organizatë mafioze, me dyer të mbyllura dhe nën masa policore qe tregojnë friken e Edi Ramës nga populli. Sot deputetët e opozitës janë ndaluar me dhunë të hyjnë në sallën e gjyqit, sikur të ishin kriminelë.

Akti i fundit i degradimit te çdo pushteti është kur kthehen kundër popullit të tyre. Sot të gjithë po kuptojnë që një regjim që mbështetet mbi drogën dhe krimin prodhon dhunë dhe përplasje.

Siç e pa çdo shqiptar para pak ditësh, Edi Rama ka humbur çdo kontroll nën efektin e substancave që merr.

Prandaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe atyre deputetëve të ndershëm socialistë, që të marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë një aventurier te droguar që ka humbur kontrollin të krijojë përplasje me njerëzit dhe ta çoje vendin drejt një spiraleje dhune për interesat e pasurisë dhe pushtetit te tij e te krimineleve qe e rrethojnë”

, tha Basha.

 

/tvklan.al