Formula e koalicionit dhe listat, temë e diskutimit

Zhvillimet në Këshillin Politik dhe nisma e socialistëve për amendimin e Kodit Zgjedhor ishin temë e diskutimeve të takimit që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi me aleatët e tij.

Takimi zgjati afro 1 orë dhe burime nga selia blu bëjnë të ditur se kryedemokrati ka informuar krerët e partive aleate lidhur me qendrimin e mbajtur nga përfaqësuesit e opozitës në këshill, si dhe kërkesën për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it për opinion mbi çështjen e koalicioneve dhe listat.

Opozita kërkon që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe formula e organizimit të tyre të qëndrojë sië është, ndërsa listat të hapen 100%.

Tv Klan