Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Reforma Zgjedhore

Reforma Zgjedhore| PS dhe PD e marrin ‘seriozisht’, kërkojnë ekspertizë nga OSBE-ODIHR

19 nëntor 2026– Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformës Zgjedhore i është drejtuar zyrtarisht OSBE/ODIHR-it me kërkesën për caktimin e ekspertëve që do t’i bashkohen grupit të punës për hartimin e ndryshimeve zgjedhore. Në një shkresë të firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit që mban datën e sotme, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, kërkohet që ekspertët...

Nëntor 19, 2026

PD paraqet propozimet për ‘Zgjedhoren’, lista të hapura dhe ndarje e shtetit nga partia (Dokumenti)

13 nëntor 2026 – Partia Demokratike ka prezantuar një sërë propozimesh për reformën zgjedhore, me fokus garantimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore nga ndikimi politik dhe shmangien e përdorimit të fondeve apo aseteve publike në funksion të fushatave elektorale. Në paketën e propozuar parashikohen edhe masa konkrete për ndëshkimin e shkeljeve, ku përfshihen shpallja e...

Nëntor 13, 2026

Gjiknuri: Me ose pa opozitën, do të amendojmë kodin zgjedhor

Me apo pa konsensusin e opozitës, socialistët do të amendojnë kodin zgjedhor për t’u integruar ndryshimet që imponojnë harta e re administrative territoriale, që e ul numrin e bashkive në 46. Damian Gjiknuri në një intervistë për Klan thotë se nuk do të lejojnë që për hir të konsensusit të vendosur si kusht dhe nga...

Nëntor 12, 2026

PD: Opozita nuk ka bojkotuar Reformën Zgjedhore

Pas reagimit të maxhorancës se do ta miratojë e vetme reformen elektorale pas datës 30 nëntor që është edhe afti i fundit i komisionit të posaçëm, nëse opozita bojkoton mbledhjet ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se opozita nuk ka bojkotuar asnjëherë punën...

Nëntor 11, 2026

Balla zbardh katër prioritetet e PS-së për reformën zgjedhore: S’pranojmë shtyrje afatesh

11 Nëntor 2026 – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditura katër çështjet kryesore që, sipas tij, duhet të adresohen në kuadër të reformës zgjedhore. Gjatë një deklarate për mediat, Balla theksoi nevojën për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, rregullimin e mbulimit dhe financimit mediatik, parandalimin e përfshirjes së administratës...

Nëntor 11, 2026

Bllokohet Reforma Zgjedhore

Ndryshe nga sa bënë në komisionin e reformës territoriale, opozita u bë pjesë e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Por prezenca e tyre nuk u përkthye në bashkëpunim mes dy palëve për reformën që është vendosur si kusht nga Brukseli për të qenë me çdo kusht konsensuale. Demokratët ashtu siç kërkuan dhe përpara nisjes...

Nëntor 9, 2026

Zgjedhorja në “ngërç”, Balla paralajmëron PD: Nëse bojkoton komisionin, çojmë propozimet në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paralajmëruar opozitën se nëse Partia Demokratike vijon të bojkotojë Komisionin për Reformën Zgjedhore deri më 30 nëntor, mazhoranca do të depozitojë në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë diskutimeve, Balla hodhi poshtë pretendimet e PD-së për anashkalimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR,...

Nëntor 9, 2026

Komisioni i Zgjedhores, PS: Na jepni Kuvend me 101 deputetë, ju japim sistem proporcional kombëtar

Këtë të hënë, 9 nëntor, u mbajt mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. PD, e cila deri më tani ka bojkotuar të gjitha komisionet, vendosi që të marrë pjesë, me kushtin e ndryshimit të rendit të ditës, për të diskutuar ndarjen e shtetit nga partia, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe...

Nëntor 9, 2026

“9 maji”, Celibashi: Të miratohet urgjentisht Reforma Zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaron se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të miratohen urgjentisht dhe brenda këtij viti, për të mundësuar përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027. Në konferencën për mediat, Celibashi u bën thirrje partive politke që të përshtasin rregullat zgjedhore me ndryshimet e bëra në kuadër të reformës territoriale...

Nëntor 3, 2026

PD: Proporcional kombëtar, lista 100% të hapura edhe për “lokalet”

Partia Demokratike ka gati propozimin e saj për ndryshimin e sistemit elektoral, jo vetëm për zgjedhjet parlamentare, por edhe ato lokale. Oerd Bylykbashi, i cili bashkëkryeson komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore thotë se opozita do të kërkojë kalimin në sistemin proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, përfshi edhe ato të këshillave bashkiakë për...

Tetor 4, 2026