Shoqata e të përndjekurve politikë në rrethin e Lushnjës me urdhër të bashkisë së këtij rrethi është nxjerrë jashtë nga zyrat e saj. Prej disa ditësh kësaj zyre i është vënë një tjetër çelës nga bashkia e Lushnjës, ndërsa të gjitha materialet e punës së shoqatës janë kyçur brenda.
Kryetari i bashkisë Fatos Tushe ka nxjerrë urdhër për largimin e kësaj shoqate nga ambientet ku për 12 vjet ka kryer veprimtarinë si shoqatë me pretendimin se këto ambiente do t’i kthehen pushtetit lokal. Ndërkaq 4700 anëtarë të kësaj shoqate janë tepër të shqetësuar dhe të irrituar.
“Të dy shoqatat e të përndjekurve politikë këtu kanë mbi 12 vjet që punojnë në zyrë. Dhe tashi për habi, çudi e kupton ti nga bashkia na vijnë na pezullojnë zyrën edhe na e vulosin, na i vënë një bravë tjetër edhe zyra këtu nuk po funksionon asnjë gjë. Në këtë moment, në këtë kohë që jemi tashi, bashkia e rrethit tonë del kundra kryetarit të partisë. Na nxjerr përjashta nga zyra dhe thotë dilni se këto janë zyrat e bashkisë.”
“Neve të përndjekurit politikë Partia Socialiste po na nxjerr nga zyra. Këtë zyrë ne kemi gati 17 vjet që e kemi marrë me një dokument nga ish këshilli bashkiak i asaj kohe.”
Nëpërmjet të zëdhënësit të saj për shtyp bashkia e Lushnjës është shprehur se këto shoqata nuk disponojnë dokumentacion të rregullt për shfrytëzimin e këtyre ambienteve për zyra, ndaj duhet të largohen.”
“Subjektet nuk kanë paraqitur dokumentacionin përkatës që disponojnë për përdorimin e këtyre ambienteve. Të ndodhur në këto kushte bashkia Lushnjë sipas ligjit numër 86 52 të datës 31.07.2000 –për organizimin e qeverisjes, ka nxjerrë urdhrin me numër 97, datë 28/03/2012 për marrjen në dorëzim të zyrave pronë e bashkisë Lushnjë si godinën e sh.a ujësjellës-kanalizimeve.”
Ndërsa zyra kur kjo shoqatë ka mbi 12 vjet që ka punuar është kyçur nga bashkia e Lushnjës është bllokuar puna për nxjerrjen e dokumentacionit për të përndjekurit politikë ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë nga pushteti lokal për gjetjen ambienteve të tjera./tvklan.al












Botërori 2026 