Lushnja është një nga zonat ku sipërfaqe të tëra në kodra dhe fusha janë të mbjella me ullinj. Kjo është edhe periudha kur përpunohet ulliri dhe në shumë zona fabrikat kanë nisur punën.

Kërkesa nga fermerët është e lartë ndaj çdo vit lind nevoja për të hapur fabrika të reja.

Edhe ato aktuale po përpiqen të shtojnë kapacitetet dhe të fokusohen te përmirësimi i teknologjisë me qëllim rritjen e cilësisë së vajit.

Risia këtë vit është bashkimi i disa fabrikave. 16 prodhues janë bashkuar në një logo të përbashkët me qëllim marketimin e vajit të ullirit dhe për të nxitur eksportet në vende të ndryshme të Europës.

Lushnja ka 22 fabrika të vajit të ullirit të hapura vitet e fundit por kapacitetet nuk janë të mjaftueshme krahasuar me sasinë e ullirit.

Për shkak të mungesës së eksporteve, çmimi i vajit të ullirit është më i ulët krahasuar me kostot ndërsa sipas prodhuesve vlera e këtij viti pritet të jetë rreth 700 lekë për një litër vaj.

Klan News

/tvklan.al