BBC e rendit Shqipërinë në mesin e destinacioneve evropiane më të veçanta për të kaluar pushimet verore të 2026-ës. Sipas rrjetit britanik, shumë njerëz po kërkojnë përvoja “autentike” jashtë vendit, në vend të resorteve turistike gjithëpërfshirëse.
BBC, duke iu referuar të dhënave të shoqatës së operatorëve të udhëtimeve, thotë se dy në pesë britanikë po planifikojnë të bëjnë pushime në një vend ku nuk kanë qenë kurrë më parë këtë vit. Kjo vjen edhe si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme që shumë të zgjedhin destinacione evropiane të afërta.
Dhe nëse kërkoni një destinacion veror me kosto më të përballueshme dhe pak më të veçantë, por që po bëhet mjaft popullor, BBC rendit një sërë arsyesh se përse duhet zgjedhur Shqipëria.
“Mund të fluturosh drejt Korfuzit, në Greqi, dhe më pas të marrësh një traget, në të cilin udhëtimi zgjat 30 minuta për në Sarandë, që është hyrja për në Rivierën Shqiptare”, shpjegon blogerja e udhëtimeve Amber Robertson.
Sipas BBC, ajo ka parë një rritje të qëndrueshme të numrit të njerëzve që shikojnë guidën e saj për Shqipërinë vitet e fundit.
“Ke plazhe shumë të bukura, beach club-e të mira, merr atë ndjesinë e Greqisë, por me një çmim më të ulët. Dhe pastaj ka edhe histori shumë të bukur”, thotë ajo, teksa shton në listën për të vizituar po ashtu Beratin e Gjirokastrën.
Një paketë gjithëpërfshirëse shtatëditore për një çift në atë që ajo e ka dëgjuar të quhet “Maldivet e Europës” do të kushtonte rreth 1,400 paund. Një familje me katër persona do të shpenzonte rreth 2,300 paund, shkruan BBC, ndërsa rekomandon Shqipërinë për t’u vizituar këtë verë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 