Lajme arkiva 2006

Bashkimi Evropian shprehet i gatshëm të jetë prezent në Kosovë dhe pas zgjidhjes së statusit të saj politikë. Duket se që tani BE ka nisur të hedh në letër planin për të drejtuar dhe për një farë kohe policin dhe gjyqësorin në Kosovë. Madje kjo çështje ka bërë që në krahinë të qëndroj një ekip ekspertësh me detyrën të përcaktoj pikat në të cilat blloku të jetë përgjegjës.

Sipas Deutsche Welle, përfaqësuesit e BE dhe të Komisionit Evropian në Kosovë besojnë që qeveria do të përmbush në kohë 13 pikat e cilësuara standarde prioritare, çka do ta lehtësonte së tepërmi zgjidhjen e statusit.

Prania civile evropiane në Kosovë nuk do të jetë e një shkalle me Administratën e OKB-së atje, por do të ndihmoj institucionet në arritjen e vlerave të mirëfillta europiane. Përfaqësuesit Evropian nuk janë në gjendje të pohojnë sa do të zgjasë ky mision i BE-së.  Por krahasuar me UNMIK-un, prania Evropiane do të jetë shumë më e vogël.  Misioni thuhet të jetë i përkohshëm derisa Institucionet e Kosovës të marrin të gjitha përgjegjësisë që u takojnë. /tvklan.al

Gazetare: Irida Vasia