Ekonomia qarkulluese, rikuperimi i biomasës dhe reduktimi i plastikës mbeten në fokus të projekteve të Bashkimit Europian në vendin tonë.

Mbështetja e BE-së po ndihmon sektorët publikë dhe privatë të Shqipërisë të ecin drejt një ekonomie më të gjelbër dhe me efikase sa i përket biodiversitetit e mjedisit.

Një prej projekteve është implementuar në Durrës ku plastika dhe produktet e ngjashme janë zëvendësuar me produkte miqësore me ambientin dhe natyrën.

Ndërsa në një prej sipërmarrjeve në Lushnje, materialet e biodegradueshme mund të shndërrohen në një produkt komposti të dobishme siç janë bërthamet e ullirit për pelet për ngrohje.

“GIZ-it i është dhënë detyra nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane për të zbatuar këtë projekt që lidhet me ekonominë qarkulluese dhe qytetet e jetueshme. Jemi shumë të kënaqur që mbështesim si sektorin privat ashtu edhe bashkitë e Shqipërisë. Në veçanti, duam të theksojmë potencialin e madh për bashkëpunim mes tyre”, tha përfaqësuesi i GIZ në Shqipëri, Marcel Thomkins.

Projektet e mësipërme që lidhen me ekonominë qarkulluese dhe qytetet e jetueshme bashkëfinancohen nga BE dhe GIZ, por zbatohen nga ky i fundit dhe kontribuojnë direkt në një mjedis më të pastër dhe ekonominë e gjelbër.

Klan News

/tvklan.al