Nga foltorja e parlamentit belg, komisionerja Kos tha se Shqipëria është më e avancuara në procesin e zgjerimit, sepse në një kohë shumë të shkurtër ka mbyllur katër kapituj. Sipas Kos, vendit tonë i mbetet ende thellimi i reformave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, forcimin e një gjyqësori të pavarur, si dhe në fushën e lirisë e mbrojtjen e të drejtave themelore.

“E dyta në radhë ndër shtetet pararojë është Shqipëria. Është më e avancuara, pasi në një kohë shumë të shkurtër kemi mbyllur katër kapituj, por mbetet ende shumë për t’u realizuar. Në thelb të reformave që ata duhet të thellojnë ka të bëjë me sundimin e ligjit, forcimin e një gjyqësori të pavarur, si dhe në fushën e lirisë e mbrojtjen e të drejtave themelore.”

Kos iu referua edhe masave mbrojtëse që do të ndërmarrë Bashkimi Evropian për të mos lejuar bllokimin e politikave të brendshme.

“Duhet që të bëjmë kujdes që të mos fusim në Bashkimin Evropian “kuaj trojanë” si Hungaria. Nëse shtetet që bëhen anëtare shfaqin regres në fushën e ligjit, ne propozojmë bllokimin e mbështetjes financiare dhe për të kufizuar të drejtat e tyre të votës.”

Shqipëria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin e plotë në BE brenda vitit 2030.

Tv Klan

/tvklan.al