Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Kreu i shtetit thotë se kjo festë bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

“Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, tha ai.

Një urim të shkurtër e pati edhe kryeministri Edi Rama. Në rrjetet sociale ai postoi një foto me përshkrimin: Gëzuar Kurban Bajramin./tvklan.al