Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, uroi besimtarët dhe theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.

Edhe në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe qytete të tjera të vendit besimtarët falën namazin e Kurban Bajramit, për të vazhduar më pas me drekën traditë, ku simbol i kësaj feste është edhe dhurimi për njerëzit në nevojë.

Në këtë ditë që ndryshe cilësohet edhe si festa e flijimit, nderohet gatishmëria e Ibrahimit për të flijuar djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit./tvklan.al