Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Më pas ai zhvilloi edhe një takim të veçantë me drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.
Në një njoftim të shkurtër Presidenca bën të ditur se në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.
Takimet vijnë dy ditë pas vendosjes në arrest shtëpie dhe shkarkimit nga detyra të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar për “zbulim të të dhënave sekrete” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
/tvklan.al












Botërori 2026 
