Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Hita

Hita takon kreun e policisë italiane

Forcimi i bashkëpunimit policor dhe intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar ishte në qëndër të takimit që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi në Romë me homologun e tij italian, Vittorio Pisani. Të dy drejtuesit vlerësuan rezultatet e skuadrave të përbashkëta hetimore, koordinimin e hetimeve dhe operacionet kundër grupeve kriminale,...

Nëntor 11, 2026

Protestat, Hitaj përplaset me opozitën në Komisionin e Sigurisë

Drejtori i policisë së shtetit Skënder Hita, në komisionin për çështjet e brendshme dhe të sigurisë informoi për buxhetin e viti 2027. Sipas kryepolicit, i cili renditi prioritetet, buxheti është rritur me 16%, krahasuar me vitin aktual. Akuzave të opozitës për dhunën në protestë dhe dorëheqjen nga posti i kryepolicit, Hita iu përgjigj me fotot...

Nëntor 9, 2026

23 operacione të kryera nga Policia Alpine

Të paktën 23 operacione janë ndërmarrë gjatë këtij viti nga Policia Alpine, një prej strukturave të policisë së shtetit. Kjo forcë është krijuar vitet e fundit dhe është angazhuar në 13 raste në mbështetje të Emergjencave civile si dhe në 10 raste në operacione kërkim-shpëtimi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita gjatë...

Nëntor 5, 2026

Demo e Hita: Të shmangen aktet e dhunës dhe përdorimi i të miturve

Niveli i dhunës së regjistruar në protestat e dy javëve të fundit ka qenë i paprecedentë. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Demo i cili në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndër të tjera tha se kjo situatë ka qenë sfidë e madhe për çdo...

Tetor 30, 2026

Hita: Grupe në telegram bëjnë thirrje për dhunë

Policia e Shtetit përsëriti se ka identifikuar grupe në rrjetin social Telegram që bëjnë thirrje për dhunë me çdo mjet të mundshëm. Drejtori i Përgjithshëm, Skëndër Hita, në një konferencë për mediat, tha se thirrjet janë bërë edhe gjatë së shtunës. Policia, tha Hita po heton për identifikimin e personave që qëndrojnë pas këtyre grupeve....

Tetor 17, 2026

Hita: Pas maskave, të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

72 orë pas nisjes së protestave në kryeqytet, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar duke paralajmëruar se çdo person i përfshirë në akte dhune, zjarrvënie, grabitje apo shkatërrim të pronës publike dhe private do të përballet me ligjin. Hita theksoi se Policia e Shtetit garanton të drejtën kushtetuese për protestë...

Tetor 15, 2026

Rritje pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet që së shpejti të përfitojnë një rritje të konsiderueshme të pagës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Ervin Demo, gjatë fjalës së tij në Akademinë e Sigurisë përpara studentëve të rinj. Ndërsa drejtori i policisë së shtetit, Skender Hita inkurajoi studentët që këtë vit nisin studimet...

Tetor 7, 2026

Hita merr pjesë në Konventën Europiane të Shefave të Policisë, takohet me drejtorin e EUROPOL-it

E mërkurë, 30 shtator 2026- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC). Para nisjes së konferencës, Drejtor Hita u prit në një takim të veçantë nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Jürgen Ebner. I pranishëm gjatë këtij takimi ishte dhe ambasadori...

Shtator 30, 2026

Begaj takime të veçanta me Demon, Hitën dhe Lilën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Më pas ai zhvilloi edhe një takim të veçantë me drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila. Në një njoftim të shkurtër Presidenca bën të ditur se në...

Shtator 24, 2026

Gonxhja: Sezoni turistik i sigurt prej masave të marra

Shifrat e larta të turistëve që zgjedhin bregdetin shqiptar, janë tregues i mirëmenaxhimit që po bëjnë autoritetet qëndrore, vendore dhe policia e shtetit. Kështu u shpreh, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhe gjatë një inspektimi që kreu në Sarandë, krah ministrit të Brendshëm, kreut të bashkisë Sarandë dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë....

Gusht 13, 2026