Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët sot më 19 për festën e Fitër Bajramit, i cili shënohet nesër.

Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në vend, duke theksuar se uron më të mirën për çdokënd.

Kreu i shtetit uron për të gjithë besimtarët që agjërimi i tyre të jetë i pranuar. Begaj uron që festa e bekuar të jetë ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shkruan Begaj.

Gjithashtu, ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Bajramin. Meta uron shëndet dhe mbarësi për të gjithë familjet shqiptare.

“Thuaj: Vetëm me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë. – KURAN

Sonte i bashkohem festës së çdo besimtari mysliman shqiptar për mirëseardhjen e Fitër Bajramit dhe urimeve të përzemërta për agjërim të pranuar, për më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja!

Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari! GËZUAR FITËR BAJRAMIN!”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale”, shkruan Meta.

/tvklan.al