Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij drejtuar Kancelarit Merz, vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz./tvklan.al
Congratulations @FriedrichMerz as the new Chancellor of Germany!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 7, 2025
Germany remains a trusted friend and steadfast supporter of Albania and the Albanian people on our European journey.
Confident this partnership will grow even stronger under your leadership!
🇦🇱🇩🇪