Belgjika nis rrugëtimin në Botëror me ndeshjen e parë të grupit G, ndaj Egjiptit.

“Djajtë e Kuq” hyjnë në turne me një brez të ri lojtarësh që synojnë të vazhdojnë traditën e mirë të futbollit belg.

Skuadra belge është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, me nëntë fitore dhe katër barazime.

Nga ana tjetër, Egjipti rikthehet në skenën botërore me shumë ambicie. “Faraonët” kanë zhvilluar fushatën e tyre të parë kualifikuese pa humbje që nga viti 1934, duke regjistruar tetë fitore dhe dy barazime.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

FORMACIONET ZYRTARE

Belgjika: Courtois, Meunier, Ngoy, Mechele, Castagne, Tielemans, Onana, Trossard, Doku, De Bruyne, De Ketelaere.

Egjipti: Shobeir, Hany, Ibrahim, Fathy, Fatouh, Lasheen, Attia, Salah, Ashour, Ziko, Marmoush.