Raportim Live

Spanjë-Kepi i Gjelbër, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

Akordohen 5 minuta shtesë.

90’- Pranë golit Kepi i Gjelbër. Unai Simon pret gjuajtjen me kokë.

89’- Aksion i bukur i Spanjës. Yamal vertikalizon për Olmo, i cili pason te Oyarzabal. Gjuajtja e sulmuesi devijohet në këndore.

87’- Te Spanja provojnë gjithçka. Aktivizohet edhe Nico Williams, merr vendin e Rodrit.

82’- Pranë golit Cucurella. Gjuajtja me kokë e mbrojtësit të majtë pritet nga portieri Vozinha.

73’- Yamal menjëherë i rrezikshëm. Sulmuesi shpërthen në të djathtë dhe pason në zonë, gjuajtja e Merinos ndalet nga portieri

download app

69’– Vështirësitë te Spanja. Trajneri hedh në fushë Lamine Yamal. Talenti i Barcelonës merr vendin e Fabian Ruiz. Aktivizohet edhe Merino, në vendin e Gavit.

63’- Vozinha i Kepit të Gjelbër duket i pakalueshëm. Portieri largon çdo rrezik në zonë.

53’- Oyarzabal gabon në krosimin e tij dhe për pak i afrohet golit, për shkak të daljes së portierit.

48’- Fabian Ruiz lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën. Gjuajtja nuk ka koordinatat e sakta dhe shkon jashtë.

45′- Starton pjesa e dytë.

Spanjë-Kepi i Gjelbër, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 4 minuta shtesë.

44’- Vozinha është i pakalueshëm. Portieri i Kepit të Gjelbër ndal sërish Ferran Torresin.

38’- Mundësi e artë shënimi për Spanjën! Cucurella pason me kokë në zonë, Ferran Torres ndalet nga tranversa, ndërsa në vazhdim portieri ndal një top që po shkonte në rrjetë.

36’- Mundësia më e mirë për shënim. Perdi lëshon në gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, Vozinha bën një pritje të shkëlqyer. Gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

35’- Livramento tenton të surprizojë me një gjuajtje nga mesfusha për shkak të daljes së Simon, por topi shkon jashtë.

29’- Shfaqet e rrezikshme Spanja. Cucurella provon me një gjuajte të fortë në hyrje të zonës, topi shkon mbi traun e portës.

27’- De La Fuente nuk është i kënaqur me ndeshjen. Flet i veçuar me Pedrin. Pret ndryshim nga skuadra e tij.

16’- Pedri tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Topi pritet pa shumë vështirësi nga portieri.

11’- Pranë golit Spanja. Krosim i rrezikshëm nga e djathta, provon Oyarzabal, por topi largohet në momentin e fundit.

6’- Harkim i rrezikshëm nga Pedri në të djathtë, por ndal portieri.

2’- Siç edhe pritej, Spanja menjëherë është hedhur në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

0′- Starton sfida. Iberikët në kërkim të fitores.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon, Llorente, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Gavi, Torres, Oyarzabal.

Kepi i Gjelbër: Vozinha, Moreira, Lopes, Borges, Lopes, Lenini, Duarte, Mendes, Monteiro, Cabral, Livramento.

Surpriza e madhe e Botërorit, debutuesit ndalin Spanjën