Spanjë-Arabia Saudite, pjesa e dytë
Mbyllet ndeshja.
90+2’- Spanja shënon të pestin me Ferran Torres, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
Akorohen 6 minuta shtesë.
81’- Arabia Saudite bën gjuajtjen e parë në portë me Al Hamdan, por Simon pret pa shumë probleme.
70’- Largohet edhe Pedri, vendin e tij e merr Fabian Ruiz.

65’- Ferran Torres shfaqet i vetëm me portierin, por gjuan keq dhe topi shkon jashtë.
62’- Zëvendësime te Spanja. Largohen Olmo dhe Baena, për t’i lënë vendin Merinos dhe Williams.

55’- Pas golit të katërt, ka rënë ritmi i lojës. Spanja ka ulur presionin, duke menaxhuar rezultatin.
49’- GOOOOL SPANJA 4-0! Pjesa e dytë nis aty ku mbyllet e para, me dominimin e iberikëve. Cucurrella i pambuluar në zonë gjuan fortë dhe ia del të shënojë të katërtin, i cili ndihmohet edhe nga një devijim.
45′- Starton pjesa e dytë.
Spanjë-Arabia Saudite, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
Akordohen 5 minuta shtesë.
42’– Oyarzabal merr një asist perfekt nga Pedri, por gabon me gjuajtjen në zonë. Tentativa shkon jashtë.
35’- Arabia Saudite shpëton nga goli i katërt. Tentativa e Oyarzabal përplaset në tranversë.
24’- GOOOOOL SPANJA 3-0! Oyarzabal tund rrjetën për herë të tretë. Sulmuesi shënon pas një asisti të marrë nga Olmo.
21’- GOOOOOL SPANJA 2-0! Nuk ndalen iberikët ndaj Arabisë Saudite. Oyarzabal përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgon atë në fundin e rrjetës.
17’- Predhë e Oyarzabal nga jashtë zone, pret me vështirësi portieri i Arabisë Saudite.
11’- GOOOOOL SPANJA 1-0! Shpërblehet dominimi i minutave të para. Lamine Yamal nis festën e iberikëve, me golin e avantazhit pas asistit të marrë nga Oyarzabal.
10’- Në fushë deri tani duket vetëm Spanja, që kërkon me ngulm golin e avantazhit. Porro gjuan fort në hyrje të zonës, por nuk ka koordinatat e duhura.
4’- Vazhdojnë sulmet e Spanjës. Lamine Yamal lëshon një gjuajtje të fortë ngë distanca, por shkon mbi portë.
1’- Menjëherë rrezikshëm Spanja, me Yamal që krijon nga e djathta dhe kroson në zonë. Largojnë me kokë sauditët.
0′- Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon, Cucurrella, Laporte, Cubarsi, Porro, Pedri, Rodri, Baena, Olmo, Yamal, Oyarzabal.
Arabia Saudite: Al Owais, Abdulhamid, Tambakti, Lajami, Al Amri, Al Harbi, Al Dawasari, Al Khaibari, Al Juwayr, Al Buraikan, Al Dawasari S.
Spanja fiton me “poker” golash, spektakël i iberikëve













Botërori 2026 