Zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sot, 31 tetor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku qëndroi rreth 40 minuta.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shoqërua nga këshilltarja e saj për mediat. Po ashtu me avokaten Pamela Qirko e cila është dhe motra e saj.
Më poshtë, momenti kur ministrja mbërriti në SPAK, rreth orës 15:10
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastin, ku thuhet se “ministres Belinda Balluku i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera”.
Ndërkohë, në prononcimin e saj të shkurtër për mediat, Balluku u shpreh:
Përshëndetje të gjithëve! Në respekt të plotë të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën për një çështje nën hetim, si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh si një proces i cili jam shpresëplotë që do bazohet mbi transparencë, llogaridhënie dhe drejtësisë së pandryshueshme tel e cila besoj!
Balluku ka qenë më parë në këtë institucion, në kuadër të procedurave të ndryshme të ndjekura nga organi i akuzës.
/tvklan.al












Botërori 2026 