28 nëntori do jetë një ditë kushtrimi për demokratët, të cilët nga mbledhja e grupit Sali Berisha i ftoi të bashkohen në protestën e thirrur nga studentët.

Krahas bashkimit në shesh, të vegjlit e rreshtuar në opozitë me Edi Ramën i ftoi të mblidhen në një front të përbashkët për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Kryefjalë e mbledhjes së grupit ishte projektbuxheti dhe paketa fiskale që do votohen në seancën plenare të së enjtes, ku demokratët përmes kreut të grupit bënë publik 28 amendamentet e tyre.

Mes propozimeve të bëra nga demokratët janë edhe vendosja e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, anulimi i rritjes së taksës mbi dividendin, ndërprerja e plotë e financimit të koncesionit të laboratorëve, ulja në 6% e TVSH-së për ujin dhe energjinë, pezullimi i pagesave për inceneratorin e Tiranës, pezullimi i pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit, rritja me 50% e transfertës së pakushtëzuar si dhe trefishimi i subvencioneve për sektorin e bujqësisë.

/tvklan.al