Sali Berisha: “Pas dështimit në fazën A të grushtit të shtetit, përpjekje në të cilën Edvin Kristaq Rama, në një çmenduri të papërmbajtur për pushtet u vërsul për ta marrë atë me dhunë pas 87 vitesh në këtë vend. Për të marrë pushtetin rrethoi Këshillin e Ministrave dhe kryeministrin me kriminelë, banditë, trafikantë, delokuentë për 5 orë rrjesht. Priste me padurim nga lokalet e Fidelit që mund të vinte e të ulej në karrigen e  Sali Berishës, fërkonte duart nga gëzimi. Në skenarin A, puçistët ishin të mirëpërgatitur, ishin të armatosur, të droguar, të stërvitur dhe me besim të plotë se do të pushtonin institucionet dhe se do të merrnin pushtetin që nuk ua dha populli, kurse këto janë përpjekjet e turpshme. Nga dje deri sot vazhdon skenari B i puçit, por është më i trishtë, më i mirë, më i pafat, më i dështuar sesa skenari A. Dua t’i them Edvin Kristaq Ramës që deklaroi shqiptarëve se do flliqte protestën kundër horrave të garës, ata janë heronjtë e këtij vendi. Ata policët që t’i gjuaje me gurë, që gjuaje me huj, që gjuaje me zjarr, ata janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi.  Kurse ju që ngriheni për karrigen tuaj, përpiqeni të digjni demokracinë e këtij vendi do të digjeni vetë, ju dhe ata të cilët e vazhdojnë puçin me këtë skenar. Unë dua të garantoj qytetarët se puçistët nuk kanë të ardhme, ftoj çdo të ri shqiptar të realizojë se mbi policinë e shtetit, mbi gardën e republikës, çdo gur, çdo plumb, çdo shishe molotov, nuk u hodh nga askush tjetër veçse nga Edi Rama që rrinte prapa xhamave të zeza të klubit të Fidelit dhe komandonte banditët në shesh, ka dëshmuar se nuk ka asnjë milimetër pendesë dhe tërheqje. Do t’i them se në rast se vazhdon kështu do t’i ketë kohërat më të vështira se mund ta imagjinojë. Unë dua ta garantoj atë se ai dhe çdo puçist tjetër do marrë përgjigjen e merituar të puçistit. Nuk kam shkuar më tutje ndonëse ekzistojnë të gjitha mjetet dhe mundësitë, sepse kam menduar dhe mendoj dhe besoj që hetimi do të nxjerrë në dritë gjithçka dhe se puçisti do të nxjerrë mësimin e duhur dhe se kurrë me puç nuk mund të imagjinojë njeriu i zhveshur nga çdo lloj morali mbi tokë. U dëshmoj shqiptarëve se është i aftë të vërë në zjarr gjithçka për kamien e tij, kreu i opozitës deshi të merrte pushtetin me dhunë së bashku me të segmente të tjera të shtetit kundër një qeverie demokratike, janë të pashpresë. I them Edi Ramës se bazimi në këto segmente është shumë i gabuar dhe se nuk ta thellon krimin tënd të shëmtuar, dhe unë të garantoj edhe njëherë hiq dorë nga vazhdimi i puçit sepse tentativa e dytë do të mund të provohet fatale për ty dhe të gjithë ata që të ndjekin në këtë rrugë. Për hir të karriges së tij ka kërcyer nga gëzimi për vrasjet që ndodhën, dua tu them shqiptarëve çfarë iu tha ai atyre që rrinte në bunkerin e Fidelit? Tani me vrasjet fituan absolutisht, se ku do shkonin po të mos ishin këto se e panë që kështjella nuk merrej, Po të ishte burrë e nxirrte fytyrën, e nxirrte kokën, por i çonte njerëzit mish për top për karrigen e kryeministrit. Në këto rrethana të vazhdimit të skenarit B, unë kam kërkuar dhe kërkoj ndihmën e vendeve mike për një hetim të plotë, për demokracinë shqiptare, një hetim i ndershëm dhe i paanshëm i zhvillimeve para kryeministrisë është i domosdoshëm. Dhe unë kam kërkuar vendeve mike të ndihmojnë me hetimin, me ekspertë të tyre për hetim të plotë të të gjitha rrethanave. E kam theksuar dhe e theksoj prapë, në një grusht shteti mund të mos vritet asnjeri, por në një grusht shteti mund të vriten 3, mund të vriten 5, mund të vriten 30, mund të vriten të gjithë ata të cilët synojnë të përmbysin me dhunë një qeveri të ligjshme./tvklan.al