Jo vetëm betejë ligjore, por edhe përdorim të çdo mjeti kundër vendimit të narkoshtetit që shkriu 15 bashki me votën e deputetëve të partisë së krimit.
Ky ishte paralajmërimi i Sali Berishës në komunikimin e përjavshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pas miratimit nga maxhoranca në seancën plenare të së enjtes për ndarjen e re administrativo-territoriale.
“PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëron të dashur qytetarë, se në narkoshtet rruga ligjore është falsitet. Se gjykatat janë notere të narkoqeverisë. Se referendumet, narkoqeveria nuk mund t’i lejojë kurrë. Megjithatë ne do përdorim çdo mjet ligjor kundër këtij akti”, tha Berisha.
Poshtë hodhi çdo zë se opozita është palë në këtë proces me Edi Ramën.
“Opozita e opozitës bën krahasime të tilla që është shërbëtore e Edi Ramës, janë disa individë që pasi dështuan për nënshtrimin e PD tani krahasojnë më të pakrahasueshmen”, tha Berisha.
Qytetarëve të 15 bashkive u premtoi rikthim të qeverisjes vendore, teksa paralajmëroi vendimin e parë që do ndërmarrë qeverisja e djathtë pas ardhjes në pushtet.
“Një nga aktet më të para do të jetë miratimi i një harte të qeverisjes vendore nga parlamenti i ardhshëm për t’u rikthyer qeveritë vendore komuniteteve dhe qytetarëve dhe zonave të vendit. Garantoj të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se ato do rikthehen plotësisht. Se 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet, dhe se një numër tjetër i konsiderueshëm bashkish dhe komunash do jenë realitet”, tha Berisha.
Akuzave të kryedemokratit edhe në këtë komunikim si shpëtoi as ish- drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni.
Në morinë e videopërgjimeve që thotë se mbajnë vulën e Ergys Agasit qëndron edhe Kryeministri Rama.
Pa komentuar nuk la edhe vizitën në SPAK të Ambasadorit amerikan Eric Ëendt dhe dy senatorëve me Klodian Brahon dhe kreun e BKH-së, Joni Keta.
Kur foli për SPAK, Berisha si ndali akuzat për kapje politike nga ana e Kryeministrit që sipas tij ka heshtur për amendimet e bëra ndaj kodit të procedurës penale.
/tvklan.al












Botërori 2026 