Në prag të seancës plenare të së mërkurës ku pritet të diskutohet në parim projektbuxheti dhe paketa fiskale, demokratët deklaruan votën kundër librit të financave dhe taksave të reja për vitin e ardhshëm.
Nga mbledhja e grupit parlamentar Sali Berisha e cilësoi projektbuxhetin e 2027-ës si më antikombëtari, i hartuar në shkelje të kushtetutës.
Krahasuar me shifrat e investimeve të huaja për 6 mujorin e vitit 2026, Berisha thotë se Shqipëria është një vend që rritjen ekonomike e bazon te industria e betonit.
Sikundër shifrat e buxhetit edhe paketa fiskale për kryedemokratin është një tjetër goditje finale për biznesin vendas dhe investimet e huaja, e hartuar thotë ai në fshehtësi, pa konsultim me grupet e interesit dhe në kundërshti me ligjin.
Rritja e çmimeve sipas Berishës godet shtresat në nevojë ndaj dhe thirrja e tij ishte që qytetarët dhe bizneset të derdhen në shesh kundër paketës fiskale dhe buxhetit në protestën e 28 nëntorit.
/tvklan.al












Botërori 2026 