Me të njëjtin konstatim sikundër edhe në seancë plenare Sali Berisha tha se 10 miliardë eurot në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm do të shkojnë në skema korruptive për klientët e qeverisë dhe shpenzime luksi për administratën.
Si masë e parë konkrete për lehtësimin e barrës financiare dhe gjallërimin e ekonomisë, kryedemokrati thotë se nevojitet vendosja e pragut minimal të pensionit në nivelin e 200 eurove dhe dyfishim i fondit për 805 mijë pensionistë.
Propozon përgjysmim të menjëhershëm të të gjitha shpenzimeve operative dhe rritje të pagës minimale dhe asaj të mesme.
Por ku do të gjenden paratë sipas Sali Berishës?
Ndaj dhe buxheti i 2027-ës për të është një arsye madhore që qytetarët të derdhen në shesh në protestat kombëtare të thirrur në 28 nëntor.
E teksa demokratët i ftoi që të bashkohen në tubimin e thirrur nga studentët, forcat politike pavarësisht përkatësive ideologjike sërish ua shtriu dorën për daljen me një koalicion të përbashkët për largimin e qeverisë.
/tvklan.al












Botërori 2026 