Çdo vendim i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni ka qenë me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Kështu ka deklaruar kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar, ku theksoi se kreu i qeverisë ka qenë në dijeni më herët për vendosjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi ndaj Hysenit.
Berisha thotë se mazhoranca po bën përpjekje për të shmangur vëmendjen nga një skandal që ka prekur sigurinë kombëtare.
Teksa e bën përgjegjës për çdo skemë korruptive në vend, lideri i demorkatëve kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Lideri i demokratëve tha se Ergys Agasi ka qenë personi që kontrollon edhe lëvizjet brenda mazhorancës.
Berisha u kërkoi deputetëve që rastin e Vlora Hysenit ta kthejnë në çështjen kryesore të opozitës në parlament.
Kryedemorkati u kërkoi gjithashtu edhe forumeve të PD që të zhvillojnë takime me qytetarët në terren dhe më pas PD do të rishkojë qëndrimet e saj në parlament dhe jashtë tij.
/tvklan.al












Botërori 2026 