Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë selinë blu pas rreth orës 01:00 pas mesnate.
Ai është larguar bashkë me përfaqësuesit e fushatës elektorale, përfaqësuesit e Chris LaCivita. Në seli ndodhen vetëm përfaqësues të shtabeve elektorale që po ndjekin procesin e numërimit.
Gjatë qëndrimit në seli, Berisha ka pasur takime intensive me disa prej përfaqësuesve të PD në terren që i raportonin rreth ecurisë së mbarëvajtjes së procesit.
“Mbetet për t’u parë se çfarë di të ndodhë në vijim. Nuk përjashtohet mundësia që zoti Berisha edhe të rikthehet, por mbase të vijë edhe gjatë ditës së nesërme”, raportoi gazetarja Jolldiz Shuaipi./tvklan.al