Pak javë pasi paralajmëroi se do të publikonte materiale që faktojnë farsën elektorale në një prej laptopëve të përdorur nga Partia Socialiste, Sali Berisha foli me emra, duke zbuluar se kujt i përkiste ky kompjuter.
Materialet zgjedhore tha se i kishin rënë në dorë nga hakerat, teksa zbërtheu skemën e punësimeve në administratë, që sipas kryedemokratit ishte përdorur në qarkun e Fierit kundrejt votave në zgjedhjet e 11 majit.
Për materialet e publikuara nga Berisha, SPAK-u e mbylli çështjen pas kallëzimit të bërë përpara zgjedhjeve nga kreu i grupit të demokratëve, Gazmend Bardhi, por ish-kryeministri foli për terroristë elektoralë edhe në radhët e drejtësisë, duke shigjetuar kreun e këtij organi edhe për një tjetër rast të denoncuar nga selia blu për një zyrë ilegale në zonën e Astirit.
Edhe pse nuk i beson aspak drejtësisë, thotë se për manipulimin me votën e diasporës do t’i drejtohet Kushtetueses, por vetëm për një arsye.
Sipas Berishës, farsa elektorale konsolidoi narko-regjimin, për të cilin akuzoi mediat se heshtin.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 