Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Denoncimet E Berishes

Berisha: Qeveria, gjysmë miliardë euro për blerjen e zgjedhjeve

Sali Berisha ripërsëriti akuzat në adresë të qeverisë se ka përdorur mbi gjysmë miliardë euro para publike për qëllime elektorale, për të ndikuar te qytetarët në zgjedhjet e 11 majit. “U organizuan 4500 veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 mln euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve. Bashkitë...

Gusht 7, 2025

Berisha: Kodi i ri penal, atentat ndaj fjalës së lirë

I rreshtuar në krah të Prokurorit të Përgjithshëm, i cili kundërshtoi ndryshimet e bëra në Kodin e ri Penal, Sali Berisha iu rikthye akuzave, duke i cilësuar amendimet atentat madhor kundër fjalës së lirë. “Shkon deri në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. Do të dënojë gazetarët...

Korrik 30, 2025

Berisha: Në 11 maj u përdorën punësime për vota

Pak javë pasi paralajmëroi se do të publikonte materiale që faktojnë farsën elektorale në një prej laptopëve të përdorur nga Partia Socialiste, Sali Berisha foli me emra, duke zbuluar se kujt i përkiste ky kompjuter. Materialet zgjedhore tha se i kishin rënë në dorë nga hakerat, teksa zbërtheu skemën e punësimeve në administratë, që sipas...

Korrik 29, 2025

Berisha: Celibashi të thotë ku janë 350 kutitë e votimit

Në mungesë të një përgjigjeje nga ana e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Sali Berisha akuzoi Ilirjan Celibashin se po hesht lidhur me zhdukjen, sipas tij, të 350 kutive të votimit të materialeve zgjedhore, për të cilat selia blu ka kërkuar informacion zyrtar pranë KQZ-së. “A janë marrë 350 kuti votimi më 12 apo më 13...

Korrik 22, 2025

Berisha denoncon “Trenin Bullgar” në Elbasan

Sali Berisha publikoi të tjera pamje filmike, që sipas tij provojnë manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit përmes “Trenit Bullgar” në qarkun e Elbasanit. “Del jashtë qendrës, jep fletën e votimit. E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e...

Korrik 21, 2025

Berisha: Rama bleu vota me fondet në bujqësi

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për blerje masive të votave në zgjedhjet e 11 majit, përmes përdorimit të fondeve publike në sektorin e bujqësisë. “Ligji elektoral e konsideron krim këtë aktivitet në periudhë elektorale. S’mund të shpërndash asnjë subvencion, nuk mund të japësh asnjë favor në periudhë elektorale, kështu që 200 milionë euro për garanci...

Korrik 15, 2025

Berisha: Kutitë u mbushën jashtë qendrave

Kryetari i PD, Sali Berisha këtë herë ka denoncuar një tjetër skemë manipuluese që sipas tij është përdorur në zgjedhjet e 11 majit. Në Konferencën për mediat, kryedemokrati deklaron se përveç “trenit bullgar” në këto zgjedhje  ka pasur dhe zëvendësim të kutive të votimit nga patronazhistët e PS në Elbasan. “Mungojnë vulat që vulosin komisionerët,...

Qershor 27, 2025

Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

Kryetari i PD, Sali Berisha, thotë se për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit u përdorën edhe presione nga institucionet për dhënien e certifikatave të pronësisë dhe lejeve të ndërtimit. Nga selia blu, kryedemokrati ka publikuar disa pamje, të cilat sipas tij, tregojnë se në zonën e Freskut në Tiranë janë dhënë certifikata pronësie pak...

Qershor 25, 2025

Berisha: Rama e Dumani, bajlozët e masakrës elektorale

Me tezën “më 11 maji nuk pati zgjedhje, por farsë elektorale”, kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar të tjera pamje nga qarku i Elbasanit, të cilat sipas tij, tregojnë që komisionerët janë pjesë e skemës manipuluese. “Shifeni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë, shikoni se çfarë bën. Një nga një shkon dhe voton...

Qershor 24, 2025

Berisha: Provat e farsës elektorale i dërgohen PPE

Kreu demokrat, Sali Berisha ka bërë publike një video që iu paraqit Grupit Parlamentar të PPE-ve në Këshillin e Europës, ku sipas tij vërtetohet ajo që ai e konsideron si farsa elektorale e 11 majit. “Ky është realiteti i farsës. Një person merr katër fletë votimi, komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve,” u shpreh Berisha....

Qershor 23, 2025