Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, kryeministri Berisha ka bërë apel për më shumë sanksione për personat që trafikojnë dhe shfrytëzojnë të miturit për arsye përfitimi.
I ftuar për të përshëndetur konferencën vjetore për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët me temë “Fëmijët shqiptar drejt Evropës”, Berisha kërkoi nga strukturat kompetente objektiva të qarta për parandalimin e punës së fëmijëve.
Sali Berisha: “Ne këtë ditë duhet ët jemi ambicioz dhe të përcaktojmë objektiva shumë të rëndësishme për të parandaluar tërësisht punën e fëmijëve. Nuk ka asgjë më të egër se sa shfrytëzimi i tyre për punë. Nuk duhet të lëmë sanksion pa vendosur. Për ata të cilët punësojnë fëmijët, shfrytëzojnë punën e tyre, shfrytëzojnë pafajësinë e tyre.”
Sipas kreut të ekzekutivit lëvizja e lirë që do të mundësohet me liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptar përbën një detyrim edhe më të madh për strukturat shtetërore, për kujdesin ndaj fëmijëve.
Sali Berisha: “Qeveria ka bërë përpjekje ka implementuar një seri projektesh anti-trafik, por mendoj se dhe në këtë drejtim masat e sigurisë duhet të jenë shumë më të mëdha. Veçanërisht tani do të kemi parasysh se heqja e vizave shton detyrimet e mëdha ndaj kujdesit për fëmijët.”
Të pranishmit në konferencë kanë ndarë shqetësimin e tyre për numrin e madh të fëmijëve që nuk marrin arsimin 9-vjeçar për shkak se janë të detyruar nga të afërmi e tyre të punojnë./tvklan.al












Botërori 2026 