Skema e bonusit për pensionistët ishte një mashtrim i qeverisë “Rama”, sipas kryetarit të PD, Sali Berisha. Kryedemokrati tha në konferencën për mediat se qeveria nuk po i ndihmon pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve të ushqimeve bazike, që vijnë si pasojë e krizës energjetike globale.
Berisha kërkoi uljen e taksave për naftën, që i cilëson si më të lartat në botë.
Lideri i opozitës thotë se shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël duhet të kompensohen.
Për fermerët, ai kërkoi që nafta t’u shitet pa barrën fiskale.
Teksa iu rikthye akuzave për korrupsion, kreu i demokratëve tha se kryeministri Rama ka bllokuar sistemin e drejtësisë.
Sipas Berishës, nga korrupsioni edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është në rrezik.
Për të gjitha këto akuza, lideri i demokratëve u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 17 prillit për të bllokuar sheshet dhe rrugët e Tiranës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 