Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Naftë

Amerikanët marrin fushat e naftës në Venezuelë

Kompania amerikane e naftës North American Blue Energy Partners do të marrë në kontroll disa fusha nafte të Venezuelës që më parë kontrolloheshin nga disa kompani kineze dhe një firmë ruse. Dy zyrtarë amerikanë thanë për Reuters se marrja e fushave është pjesë e marrëveshjes për prodhimin e naftës me Venezuelën, që u njoftua nga...

Shtator 1, 2026

SHBA nis “D-Day” ekonomik kundër Iranit

Uashingtoni do të shpallë sanksione të reja ndaj partnerëve tregtarë të Teheranit, në atë që Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, e cilëson si ofensivën më të madhe financiare të ndërmarrë ndonjëherë kundër një kundërshtari. Një “D-Day” ekonomik e quajti Bessent, duke e krahasuar me ditën kur ushtria amerikane zbarkoi në Normandi gjatë Luftës së...

Gusht 24, 2026

SHBA mund të rinisë sulmet ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë sot një informim nga komandanti i Komandës Qendrore, Admirali Brad Cooper, mbi planet e reja për veprime të mundshme ushtarake ndaj Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve Axios, informacioni sinjalizon se Trump po shqyrton seriozisht rifillimin e operacioneve të mëdha ushtarake në Iran. Një nga planet e përgatitura përfshin...

Prill 30, 2026

Rritet çmimi i karburanteve në vend

Bordi i Transparencës është mbledhur për herë të dytë brenda 24 orëve dhe këtë të enjte vendosi të rrisë çmimet e tregtimit me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend. Nafta ka pësuar një rritje me 5 lekë dhe tashmë tregtohet me jo më shumë se 208 lekë litri në pikat e karburanteve. Edhe benzina...

Prill 30, 2026

Trump: Të goditen anijet iraniane që vendosin mina

Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kontrollojnë plotësisht kanalin e Hormuzit dhe se ka urdhëruar marinën të ndalojë minimin nga anijet iraniane. “Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të eliminojë çdo anije, sado e vogël të jetë, që vendos mina në ujërat e ngushticës. Nuk duhet të ketë asnjë hezitim. Asnjë...

Prill 23, 2026

Teherani refuzon negociatat në Islamabad

Irani nuk ka në plan për momentin të përfshihet në një raund të dytë negociatash me Shtetet e Bashkuara, siç tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghaei, në një deklaratë për mediat. “Teksa shprehin gatishmërinë për bisedime, Shtetet e Bashkuara paraqesin sjellje që nuk tregojnë në asnjë mënyrë seriozitet në mbështetjen e proceseve...

Prill 20, 2026

Repsol rifiton kontrollin e operacioneve të naftës në Venezuelë

Repsol është në prag të rimarrjes së kontrollit operacional të aseteve të saj të naftës në Venezuelë dhe të rritjes së prodhimit, pas një marrëveshjeje të nënshkruar me qeverinë e vendit të Amerikës së Jugut. Grupi energjetik spanjoll pritet të njoftojë marrëveshjen të enjten, e cila përfshin plane për të trefishuar prodhimin nga operacionet e...

Prill 16, 2026

Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

Më 15 prill, në tregjet globale të energjisë u raportuan disa zhvillime të rëndësishme. Një nga më të rëndësishmet ishte rënia e papritur e rezervave të naftës në SHBA, ndërsa Bashkimi Europian po përgatitet për skenarë të mundshëm krize energjetike. Në të njëjtën kohë, Italia ka marrë lajme më pozitive lidhur me furnizimin me gaz...

Prill 16, 2026

Raund i dytë bisedimesh në Pakistan?

Negociatorët amerikanë dhe iranianë mund të rikthehen në Islamabad këtë fundjavë pas dështimit të raundit të parë të bisedimeve. Sipas Reuters, një datë nuk është vendosur ende, por takimet pritet të zhvillohen mes të premtes dhe të dielës. Pakistani kishte kontaktuar Uashingtonin dhe Teheranin dhe kishte marrë përgjgie pozitive për një raund të dytë të...

Prill 14, 2026

Berisha: Përgjysmim urgjent të taksave mbi naftën

Skema e bonusit për pensionistët ishte një mashtrim i qeverisë “Rama”, sipas kryetarit të PD, Sali Berisha. Kryedemokrati tha në konferencën për mediat se qeveria nuk po i ndihmon pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve të ushqimeve bazike, që vijnë si pasojë e krizës energjetike globale. Berisha kërkoi uljen e taksave për naftën, që...

Prill 7, 2026