Kreu demokrat, Sali Berisha ka bërë publike një video që iu paraqit Grupit Parlamentar të PPE-ve në Këshillin e Europës, ku sipas tij vërtetohet ajo që ai e konsideron si farsa elektorale e 11 majit.
“Ky është realiteti i farsës. Një person merr katër fletë votimi, komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve,” u shpreh Berisha.
Berisha tha se në këto kushte rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit nuk do të njihen nga PD.
“Partia Demokratike kurrë nuk do t’i pranojë këto zgjedhje. Zgjidhja është vetëm tek shqiptarët. A do të tolerojnë ata një qeveri pa legjitimitet, apo do të ngrihen për të mbrojtur të drejtën e tyre themelore si qytetarë të civilizuar?”, deklaroi Berisha.
Berisha u premtoi gazetarëve se të martën do t’ju tregojë video për ata që votuan kandidaten socialiste Sara Mile, të cilën e quajti “princeshën e burgjeve”.
“Do ju tregoj nesër qendra votimi ku gjatë gjithë ditës votojnë komisionerët, dhe ato vota shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mile,” shtoi ai.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 