Me tezën “më 11 maji nuk pati zgjedhje, por farsë elektorale”, kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar të tjera pamje nga qarku i Elbasanit, të cilat sipas tij, tregojnë që komisionerët janë pjesë e skemës manipuluese.
“Shifeni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë, shikoni se çfarë bën. Një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit.”
Teksa vijon rinumërimi për qarkun e Tiranës, Berisha thotë se këtë proces nuk e kërkoi PD, por kandidatët e saj për të bërë transparencë.
“Rinumërimi i votave nuk është një kërkesë e Partisë Demokratike, është kërkesë e kandidatëve të saj, të cilëve ne kurrë, në asnjë rrethanë, në asnjë rast, nuk mund t’i mohojmë një të drejtë të tillë. Nuk bëjmë ne si Edi Rama.”
Në një kohë që pritet mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme në disa bashki, Berisha e ka gati akuzën.
“Do të zhvillohet farsa e radhës. Me Edi Ramën ka vetëm farsë.”
Një përgjigje pati edhe për zërat që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD.
“Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Në qoftë se unë do të kisha shkruar farsë, jam dakord me ty, por unë nuk kam shkruar farsë, kam shkruar zgjedhje.”
Kryetari i PD fajëson kryeministrin Edi Rama dhe SPAK për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa zotohet se do të vijojë që denoncimet për manipulimin e zgjedhjeve do të vijojnë t’i bëjë dhe në institucionet ndërkombëtare.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 