I bindur se në 11 maj ndëshkimi popullor i Edi Ramës do të nisë nga Dibra, Sali Berisha nuk humbi rast të ironizojë fushatën e Kryeministrit. Premtoi faljen e gjobave dhe uljen e taksave në ndërtim

Më herët nga Burreli u kërkoi qytetarëve vetëm 100 ditë për të realizuar të gjitha pikat e programit. Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat i akuzoi për korrupsion.

Pati një paralajmërim për kryesocialistin Rama. Pas takimit në Burrel, Berisha u shfaq në Bulqizë me kaskë në kokë në një bashkëbisedim me ministrorët, nga ku u zotua se në 100 ditët e para do të miratojë statusin e minatorit.

Për minatorët, kryetari i PD tha se një vëmendje të shtuar do të ketë dhe shëndeti i minatorit, duke theksuar se trajtimi i tyre shëndetësor do të bëhet në një mënyrë të veçantë.

Klan News