Sali Berisha i cilësoi dënim me linja të qarta etnike vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës që dha 81 vite burg në total për ish-krerët e UÇK-së.

Nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në Strasburg, lideri i opozitës tha se në kundërshtim me statutin e saj, kjo gjykatë ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës dhe jo agresorin, teksa shtoi se shpreson që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet e tyre në mënyrë më objektive.

Kreu i opozitës u ndal edhe tek varrimi me nderime shtetërore dhe ushtarake i kriminelit të dënuar për gjenocid Ratko Mlladiç, ish komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës.

Berisha e cilësoi fyerje të rëndë për gjithë njerëzimin qëndrimin e Beogradit dhe atë të Aleksandër Vuçiçit duke kërkuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të ndërmarrë veprime të qarta kundër këtyre rreziqeve.

/tvklan.al