Sheshi do të jetë edhe këtë të shtunë fushë beteja e demokratëve në mbështetje të studentëve.
“Ftoj çdo qytetar, shqiptarët e të gjitha bindjeve të bashkohen kundër kësaj të keqeje të përbashkët, të madhe, që e ka emrin Edi Rama”, tha Berisha.
Në betejë me atë që e cilëson narkoregjim si çelës të suksesit sheh bashkimin e opozitës në një front të gjerë opozitar dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 9 majit.
“E rëndësishme është që forcat politike opozitare të bashkohen në një front të përbashkët jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë, vetëm një front i bashkuar mund të arrijë ndryshimin që me padurim e presin shqiptarët”, tha Berisha.
Pas akuzave të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se është shantazhuar, Berisha thotë se fshihet frika e kryeministrit se do humbasë në zgjedhjet e 9 majit në Bashkinë e Tiranës.
Jo vetëm Edi Ramën, por në shënjestër të akuzave vuri edhe Presidentin Bajram Begaj pas dekretimit të ligjit për ndarjen e re administrative-territoriale, duke paralajmëruar edhe atakimin në gjykatën Kushtetuese.
Më herët kryedemokrati u takua edhe me përfaqësues të partisë simotër italiane, Fratelli D’Italia të cilët i njohu me kushtet e vendosura nga studentët që tha se i mbështet edhe opozita për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për nxjerrjen e vendit nga kriza.
/tvklan.al












Botërori 2026 