Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje shoqërisë civile që aktivitetin e saj të orientoi drejt një parimi për të cilin sosë shoqëria shqiptare ka më shumë nevojë, solidaritetin dhe vullnetarizmin.

Sali Berisha: “I degraduar në të shkuarën në disa forma absurde ky term fisnik humbi eufoninë e tij ndërkohë që është i pazëvendësueshëm.”

 Progresin në lufton kundër korrupsionit në shumë fusha si në prokurime publike tatim taksa janë sipas kryeministrit dëshmi e vullnetit të qeverisë për të luftuar këtë fenomen dhe veprimi paanshëm i shoqërisë civile është një rëndësie jetike.

Sali Berisha: “ Sërish ka korrupsion asgjë nuk është sot më rëndësishme se zëri i ndershëm neutral i shoqërisë civile në luftën kundër tij.”

 Thirrja e fundit por në fakt jo më e pa rëndësishme ndaj kryeministrit Berisha ishte ndaj donatorëve që ndonëse në kohë krize, të ndihmojnë shoqërinë civile shqiptare në fusha ku zhvillimi i vendit kërkon më shumë progres./tvklan.al