Nga Durrësi, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve më 28 nëntor. Teksa shpreh mbështetjen e PD-së për këtë protestë, në foltoren e zhvilluar me demokratët, pati edhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.
Me shprehjen “Armiku i armikut tim është aleati im”, Berisha u kërkoi të gjithë faktorëve opozitarë që të bashkohen me PD-në kundër qeverisë “Rama”.
Berisha u ndal edhe te buxheti prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, duke thënë se edhe ai do të vidhet nga zyrtarët e qeverisë.
Para demokratëve të qytetit bregdetar mori fjalën edhe Oerd Bylykbashi, i cili deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtuesit politik për qarkun e Durrësit, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën procesit të ripërtëritjes.
Demokratët theksuan se me rikthimin e PD-së në pushtet do të vendoset drejtësi dhe se bandat që kanë ndikuar në zgjedhje do të përballen me forcën e ligjit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 