Sali Berisha: Vendi, kombi ndodhet para një momenti jashtëzakonisht rëndësishëm. Para një vendimmarrje kushtetuese, që do jetë përcaktuese për të patur shqiptarët dyert e hapura për të marrë statusin në këtë 100 vjetor. Komisionari Fyle më ka dërguar një letër, në të cilën shpreh të gjithë vlerësimet për progresin e bërë nga bashkëpunimi, por kërkon që ky bashkëpunim të kompletojë reforma të tjera, të kompletojë reformën e imunitetit para së gjithash dhe më pas ligjet që janë në parlament. Dje në cilësinë e kryetares së ardhshme të Këshillit të Ministrave, ministrja e Jashtme e Qipros, bëri një vizitë dhe shprehu të gjithë vullnetin e saj për të mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë në këtë rrugë. Por bëri të qartë se detyrim madhor, përcaktues, një ndër detyrimet në madhore më përcaktues do të jetë qëndrimi ndaj… Ne bëmë çdo lëshim që kërkove, në mënyrë që muri të rrëzohet me 6 gusht. Sidoqoftë unë uroj që në këtë parti të dominojë interesi kombëtar, interesi shoqëror, interesi i vendit se nuk ka gjykim më rudimentar se sa të mendosh se për të dëmtuar Sali Berishën dhe Shqipëria të mos marrë statusin. Shqiptarët të shohin mirë, Sali Berisha po bën gjithçka që ka në dorë dhe kapacitetin e tij, ka bërë të gjitha lëshimet bashkë me këtë qeveri dhe me aleatët e vet në mënyrë që 6 gushti të jetë një pengesë e madhe më pak në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkim Evropian./tvklan.al