Bërthama e Tokës po ndryshon. Prej kohesh ishte e njohur që sensi i rrotullimit mund të ndryshojë, por një kërkim i fundit tregon që ndryshimet janë më të mëdha se parashikimet.
Sipas një analizë rezulton se dinamika mes bërthamës së jashtme dhe asaj të brendshme ka ndryshuar, për shkak të dendësisë së këtij te fundit. Në thellësinë mes 5100-6300 km, bërthama e brendshme kryen lëvizje ndryshe nga pjesa tjetër e planetit , që ndonjëherë rrotullohet me shpejt e herë e ngadalëson në mënyrë ciklike.
Ekspertët shpjegojnë se bërthama e brendshme ka një temperature rreth 6000 gradë, dhe para 1.2 miliard viteve nuk ekzistonte, por gradualisht u krijua. Deri tani ajo çka dimë është se rritet me kalimin e kohës, pasi toka ftoh bërthamën e jashtme, duke sjellë zmadhim të asaj të brendshme, e duke bërë që të lëvizin me shpejtësi të ndryshme.
Njohuritë mbi dinamikat e thellësisë së tokës janë shumë të rëndësishme, pasi ende dihet pak, por këto variacione mund të ndikojnë në modifikimin e kohëzgjatjes së ditës. Para 400 milion vitesh, në Tokë dita zgjaste 21 orë dhe një vit kishte 400 dite, ndërkohë që Toka është krijuar 4.5 miliard vite më parë.
Klan News