Skuadra e basketbollit për meshkuj Besëlidhja është kampione e Shqipërisë për sezonin e 2023-2024.

Lezhjanet e mbyllën serinë e finaleve me Teutën me rezultatin 4 – 0 dhe shkruajnë historinë e basketbollit shqiptar.

Në sfidën e fundit të luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, Besëlidhja fitoi 105 – 67.

Lezhjanët arritën që të shkëputen që në fillim të takimit, e më pas ruajtën diferencën deri në fund duke siguruar suksesin. Për durrsakët ishte e pamundur që të mund të thyenin mbrojtjen e rivalëve.

Perioda e parë u mbyll 16-27 për Besëlidhjen, ndërsa pjesa e parë 54-36. Në periodën e tretë lezhjanët fituan 18-30, e në të katërtën 13-21.

Për ekipin e drejtuar nga Afrim Bilali, ky është titullin i parë në historinë e tij. Sezoni i Besëlidhjes ka qenë perfekt, ku në 27 ndeshje nuk janë mposhtur asnjëherë.

Klan News