Takimi mes përfaqësuesve të Ukrainës, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll ka përfunduar.

Bisedimet zgjatën rreth një orë dhe do të pasohet nga raundi i ardhshëm i negociatave, të ndërmjetësuara nga Ankaraja, midis Moskës dhe Kievit. Takimi trepalësh kishte për qëllim koordinimin para bisedimeve ruso-ukrainase.

Priten takime të ndara midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë, megjithëse Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se nuk do të takohej me perfaqesuesit e Moskës. Bisedimet u udhëhoqën nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, dhe në to morën pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ambasadori i SHBA-së në Ankara, Tom Barrack, si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg.

Nga pala ukrainase, në tryezë ishin të pranishëm kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andriy Sybiga.

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklaratë u shpreh se do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin sapo të mund ta caktohet një datë, ndërsa përfundoi turneun e tij në Lindjen e Mesme.

Klan News