BleonaKëngëtarja shqiptare Bleona Qerreti do të jetë një prej anëtarëve të jurisë së superspektaklit “X Factor Albania 4”, që transmetohet në Televizionin Klan.

Ajo do të lërë për disa kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu fokusuar në projektin e saj më të ri në Shqipëri, atë të Talent Show-t muzikor, X Factor.

Ditën e djeshme në këtë program televiziv u zgjodhën finalistët konkurues, të cilët nga e hëna e 23 shkurtit do të ngjiten në skenën e spektaklit, në Teatrin e Televizionit Klan.

Anëtarët e tjerë të jurisë janë Miriam Cani, Pandi Laço dhe Alban Skënderaj.

tvklan.al