Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e sotme të ulë çmimet e tregtimit të karburanteve në vend.

Çmimi i naftës është ulur me 10 lekë ndërsa ai i benzinës me 4 lekë.

Prej mesditës nafta po shitet me pakicë me jo më shumë se 196 lekë për litër ndërsa benzina po tregtohet me 180 lekë për litër.

Çmimet e reja janë nën kufirin e aktit normativ te qeverise dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë.

ÇMIMET E REJA TE KARBURANTEVE

                   Ishte           Bëhet

Nafta                   206 lekë/l  196 lekë/l

Benzina      184 lekë/l  180 lekë/l

/tvklan.al