Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimet tavan të karburanteve, këtë të marte.

Nafta do të shitet me pakicë deri në 213 lekë për litër, nga 219 lekë që ishte çmimi i mëparshëm, ndërsa në shitjen me shumicë tavani zbret në 201 lekë.

Edhe benzina pëson një ulje, nga 195 në 193 lekë për litër në pakicë, ndërsa çmimi maksimal me shumicë shkon në 181 lekë, nga 183 lekë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 12:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

/tvklan.al