Instituti i studimeve historike “Lumo Skëndo” sjell për lexuesin shqiptar, një poet dhe autor të shekullit të kaluar, aq avangard sa që mendimet dhe kontributi i tij i flet Shqipërisë dhe mendimit filozofik të këtij shekulli.
Vepra të përzgjedhura të poetit dhe filozofit vlonjat, Isuf Luzaj vijnë për publikun në katër vëllime.
Isuf Luzaj, nuk njihet vetëm për kontributin e tij në botën e letrave, por edhe për veprimtarinë e gjërë politike që nisi në Shqipëri, me një kalvar burgosjesh, dhe detyrimin për tu larguar nga Shqipëria komuniste, që i internoi familjen.
Por edhe pse shumë larg dhe në nivelet më të larta akademike në Argjentinë dhe SHBA, ai nuk e ndali kontributin e tij për tokën amë.
Instituti i studimeve historike, po vazhdon punën për të sjellë në dritën e botimit vepra të tjera letrare të intelektualit rebel, Isuf Luzaj, siç do të jetë botimi i romanit “Lumenjt derdhen të kuq”.
/tvklan.al












Botërori 2026 