Banka Qendrore Europiane ka reduktuar në nivelet më të ulëta historike, normën bazë të interesit. Këshilli drejtues i institucionit më të lartë financiar europian vendosi të ulë këtë normë në nivelin 0.75% nga 1% që ishte më parë.
Ulja vjen si pasojë e dobësimit të vazhdueshëm të ekonomisë së Eurozonës dhe ka për qëllim të nxisë shtimin e parave që qarkullojnë në treg, duke inkurajuar kreditimin dhe njëkohësisht duke ulur depozitat. Për këtë arsye Këshilli Drejtues i kësaj banke vendosi të ulë në zero normën e depozitave nga 0.25% që ishte më parë.
Sondazhet e publikuara në fillim të javës treguan se sektori i shërbimeve brenda unionit monetar pësoi rënie edhe gjatë muajit Qershor. Për pasojë vihet re edhe një rënie e besimit nga ana e bizneseve. Kjo ulje pason uljen e normës bazë të interesit nga banka e Kinës si dhe vendimin e bankës së Anglisë për të injektuar 50 mld stërlina në tregun vendas për të stimuluar qarkullimin e parave.
Një javë më parë, krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord që të ecin drejt një sistemi bankar të përqendruar, nën drejtimin e Bankës Qendrore Europiane./tvklan.al












Botërori 2026 