Raportim Live

Brazil-Marok, pjesa e dytë

Mbyllet sfida!

90+9’- Alisson bën heroin për Brazilin me dy pritje vendimtare, për të shmangur humbjen.

90+3’- Mundësi e artë shënimi për Brazilin. Santos tenton me të majtën në zonë, duke e çuar topin në duart e Bono.

Akordohen 10 minuta shtesë.

82’- Mundësi për Raphinhan që tenton të përfitojë nga një gafë e Issa, por del Bono dhe largon rrezikun.

81’- Rrezikon Cunha në zonë, por mbyllet në momentin e fundit dhe topi shkon në fundore.

77’- Mundësi e shkëlqyer për Brazilin. Vinicius shpërthen në të majtë dhe pason në zonë për Raphinhna, i cili gjuan menjëherë, por ndalet nga portieri Bono.

70’- Maroku duket i pafuqishëm në këtë pjesë të dytë. Ende asnjë rast deri tani, ndryshe nga pjesa e parë, të cilën e dominuan totalisht.

61’- Dy zëvendësime te Brazili. Futen Cunha dhe Henrique, ndërsa largohen nga fusha Paqueta dhe Thiago.

60’- Pjesa e dytë flet vetëm për Brazilin. Skuadra e Ancelottit kërkon me çdo kusht golin e dytë, me sulme nga krahët. Maroku mbrohet mirë deri tani.

47’- Brazili e nis në sulm këtë pjesë të dytë në kërkim të golit të avantazhit.

45′- Starton pjesa e dytë.

Brazil-Marok, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45+2’ Paqueta provon supergolin me një rrotullim në zonë, por Bono kundërpërgjigjet me një pritje të shkëlqyer.

Akordohen 4 minuta shtesë.

38’- Casemiro ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj El Aynaoui.

32’- GOOOOOL BRAZILI! Rikthehet baraspesha nga Vinicius Junior. Sulmuesi lëviz bukur në të majtë dhe me një gjuajtje të shkëlqyer e dërgon topin në rrjetë.

30’- Vazhdon dominimi i Marokut. Brahim Diaz i afrohet golit të dytë, por topi i devijuar shkon në duart e Alisson.

27’– Tjetër tentativë nga Maroku. Hakimi lëviz bukur nga e djathta dhe gjuan fort, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

21’- GOOOOOL MAROKU 0-1! Kundërsulm vrastar nga marokenët dhe Saibari e ndal topin në fundin e rrjetës, për të zhbllokuar takimin.

19’- Vertikalizim i Raphinhas për Vinicius, por Hakimi me një ndërhyrje vendimtare e dërgon topin në këndore.

13’- Zgjohet Brazili dhe i shkon shumë afër golit të avantazhit. Vinicius shpërthen nga e majta dhe kroson në zonë, por Thiago nuk gjuan dot me kokë pranë vijës fatale.

7’- Mundësia e parë për shënim për Marokun. El Aynaoui sheh tentativën e tij në zonë, të ndalet nga Guimaraes.

6’- Vazhdon dominimi i marokenëve në minutat e para. Brazili vuan për të dalë në sulm.

2’- Maroku e nis agresiv dhe merr kontrollin e lojës në këto minuta të para. Brazili në pritje të rinisjes.

0′- Starton supersfida. Pritet spektakël në fushë.

download app

FORMACIONET ZYRTARE:

Brazili: Alisson, Gabriel, Marquinhos, Douglas Santos, Ibanez, Casemiro, Guimaraes, Paqueta, Vinicius, Raphinha, Thiago.

Maroku: Bono, Hakimi, Mazraoui, Diop, Riad, Bouaddi, Ounahi, Saibari, El Khannouss, El Aynaoui, Brahim DIaz.

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët mes spektaklit